MINISTRAT JAPIN “LLOGARI”/ Tre anëtarë të ekzekutivit përballen me interpelanca në Kuvend

Tre ministra u përballën me interpelanca në Kuvend për projektin Thumanë-Kashar, Parkun Teknologjik Durana dhe detyrimet e kompanisë Bankers Petroleum. Ndërkohë, opozita reagoi ashpër pas shtyrjes së interpelancës me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi zbuloi gjatë një interpelance në Kuvend detaje për projektin e autostradës Thumanë-Kashar, si pjesë e një prej akseve më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian

Theksoi se e gjitha do të financohet nga koncensionari, dhe se vetëm tatimfitimi do të sjellë për buxhetin rreth 1 miliard euro

Parku Teknologjik Durana ndërkohë vuri ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit përballë pyetjeve të deputetit demokrat Eno Bozdo.

Ministri i Financave Petrit Malaj ndërkohë zbuloi se shteti shqiptar ka nisur “vjeljen” e detyrimeve nga kompania “Bankers Petroleum Albania”.

Shtyrja e një interpelance me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ngjalli reagim të ashpër të kreut të grupit parlamentar të PD

Në rendin e ditës ishte edhe një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, që kreu I  qeverisë ia kishte deleguar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

EMISIONET