Meta takim me pensionistët në Tiranë: Çmimet janë 2-3 fishuar, qeveria mendon për oligarkët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me pensionistë në Tiranë deklaroi se jetesa e tyre është bërë edhe më e vështirë si pasojë e përballjes së tyre me krizën e çmimeve në vend, si pasojë e braktisjes që qeveria u ka bërë qytetarëve të saj.

“Çmimet janë rritur me 50 për qind, dhe për artikujt të ndryshëm ka shkuar me 2 apo 3 fish. Dhe kjo si pasojë e neglizhencës dhe shpërfilljes që kjo qebveri u bën qytetarëve të saj ërfshi dhe juve.

Ajo është më e interesuar për të fituar me qindra miliona euro nga kjo rritje e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve duke favorizuar oligarkjët e lidhur pas saj, në vend që këto para të viihen në dispozicionin tuaj dhe shtresave në nevojë që ju të përballoni vështirësitë e jetës”, u shpreh ndër të tjera kreu i PL-së Ilir Meta.

ilir meta qeveria oligarkët pensionistë

EMISIONET