Meta, takim me gratë në Tiranë: Ndryshimi do të vijë pas tre javësh

Meta, takim me gratë në Tiranë: Ndryshimi do të vijë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, postoi disa foto dhe një mesazh nga takimi me gratë dhe vajzat në Njësinë 9 në Tiranë.

Ai shprehet i bindur se Ndryshimi do të vijë pas 3 javësh, jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Shqipërinë.

“Si sot tre javë, Ndryshimi do të ndodhë.

Këtë betejë për Ndryshim në radhë të parë do ta bëjnë të mundur nënat, gratë dhe vajzat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Këtë besim ndamë në takimin e djeshëm me gratë dhe nënat e Njësisë nr. 9 të Tiranës.

Bashkë Fitojmë!” shkruan Meta.

ilir meta zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore meta

EMISIONET