Peleshi, si sinoptikan: Do ketë vranësira dhe reshje shiu gjatë javës. S’do ketë përmbytje, por e kemi zakon të …
Kjo javë do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të herëpashershme të shiut.
Lajmin për situatën e motit do ta jepte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili tha se stina nuk favorizon përmbytjet,m por shtoi se ky komunikim është kthyer në zakon të lajmërojë një situatë të tillë.
Ndërkaq parashikohet që bë orët vijuese do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke bërë që të kemi reshje shiu si fillim në zonat veriore, veriperëndimore dhe më pas gradualisht reshjet do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.
Parashikohet që herë pas herë reshjet të jenë edhe në formën e rrebesheve kryesisht në veri.
Përmirësimi i motit pritet të enjten dhe të premten, ndërsa temperaturat do të vijojnë deri në 27 gradë.
Përsa i përket ditës së martë dhe të mërkurë, mbetemi në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë do të gjenerojnë edhe reshje shiu duke u fokusuar në zonat veriore dhe më të pakta në zonat qendrore dhe jugore.
Pritet një përmirësim i kushteve të motit duke filluar të enjtën dhe të premten.
Parashikohet që intervale të gjata me kthjellime në territorin shqiptar ku më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash herë pas here.
Deri të mërkurën do të kemi një rënie të temperaturave të ajrit ku nga maksimumet 24, që pritet të regjistrohen mesditën e sotme, e mërkura do të sjellë temperatura jo më shumë se 20 gradë.
E enjta dhe e premtja të sjellë rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të rriten deri në 27 gradë celcius.