Meta: Rama merr titullin "lider global" për korrupsionin dhe shpopullimin, ta bëjmë shembull
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim me gazetarët deklaroi se Edi Rama meriton titull lider global për dy gjëra: për korrupsionin dhe shpopullimin e vendit. Sipas tij ai duhet bërë shembull për shkeljen e ligjeve që ka kryer.
"Nëse meriton titullin, lider global ky njeri e meriton për dy gjëra. E para që ka arritur në fushën e korrupsionit të bëjë nëj akt të tillë. Ky person është një Kim Kilb kundër demokracisë dhe në shërbim të korrupsionit ndërkombëtar. Dhe e dyta për shpopullimin.
Është talent i madh që një kryeministër modest të shpikë e të krijojë një Kimfilm të korrupsionit ndërkombëtar. Është detyra jonë ti japim përgjigje Edi Ramës dhe ta bëjmë shembull atë për shkeljen e ligjeve që ka bërë vet dhe filmat që ka hedhur vetë," tha Meta.