Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Meta: Deputetët t'i thërrasin mendjes e të mos sillen si kukulla për të mbuluar Ramën


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim me gazetarët deklarojë se me skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, "mik" i kryeministrit Rama, për korrupsion  u bë publik dhe shkelja e kushtetutës duke korruptuar zyrtarët e huaj.

"Edi Rama nuk është vetëm në konflik inetersi me detyrën e kryeministr. Ka shkelur rëndë kushtetutën e vendit duke shfrytëzuar postin e kryeministrit dhe duke përdorur korrupsionin ndaj zyrtarëve të huaj.

Bllokimi i komisionit hetimor ndërkombëtar është një përpjekje e pashpresë për të relativizuar këtë komplot të tij kundër demokracisë dhe pluralizmit.

U bëj thirrje deputetëve ti vënë gishtin kokës sa nuk është vonë e të mos sillen si kukulla për të mbuluar skandalet e Ramës por të shpëtojnë dinjitetin e tyre aq sa u ka mbetur.

Për mua Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëhqejen. Ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim," tha Meta.

EMISIONET