Meta: Edhe 10 ditë që matjanët të zgjedhin ndryshimin duke votuar Skënder Gjuci si kryebashkiak
Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta shkruan se edhe 10 ditë duhen që matjanët të zgjedhin ndryshimin duke votuar Skënder Gjuci si kryebashkiak.
Ai shton se me humanizmin e tij do ta transformojë Bashkinë e Matit në një bashki që u shërben qytetarëve dhe që ofron mundësitë që të rinjtë dhe të rejat e Matit meritojnë.
Meta: Edhe 10 ditë që matjanët të zgjedhin Ndryshimin duke votuar z. Skënder Gjuci si kryebashkiak, i cili me përvojën dhe humanizmin e tij do ta transformojë Bashkinë e Matit në një bashki që u shërben qytetarëve dhe që ofron mundësitë që të rinjtë dhe të rejat e Matit meritojnë.
Edhe pak ditë që matjanët të refuzojnë përgjithmonë modelin arrogant dhe abuzues të “Rilindjes”. Bashkë Fitojmë!