Mesazhi nga Fatmir Xhafaj, a i futi duart McGonigal te reforma në drejtësi?
Edhe njeriu i reformës në drejtësi, siç e cilësonte Edi Rama, Fatmir Xhafajn, është i përfshirë në ccështjen e Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI0së i arrestuar tashmë nga drejtësia amerikane, dhe i hetuar për korrupsion dhe financime ruse.
Kjo është zbuluar nga një email që është publikuar mbrëmjen e së hënës nga hakerat iranianë të “Homeland Justice”.
Në bllokun e emaileve të parlamentit është hakeruar edhe ai i Fatmir Xhafajt.
Mes emaileve të dërguara nga Xhafaj është edhe një që i drejtohet Charles McGonigal, në adresën private të ish-shefit të kundëzbulimit të FBI-së, ku me fjalë të ngrohtë ish-kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi i uron atij festa të bukura të fundvitit.
Sigurisht që emaili nuk ka ndonjë gjë të veçantë aty, por fakti që Fatmir Xhafaj i ka dërguar McGonigalit një email urimi, tregon se ai ka pasur njohje të thella me ish-zyrtarin e FBI-së. Dalja e emrit të Xhafajt, fakti se ai ka drejtuar reformën në drejtësi të Edi Ramës, ngre dyshime për përfshirjen e Charles McGonigal në këtë zhvillim.
Për më tepër, grupi i emaileve të hakeruara i përket atyre njerëzve që janë marrë me reformën në drejtësi në Shqipëri.
Ndërkohë, kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka deklaruar disa herë se McGonigal ka zhvilluar takime me prokurorët e SPAK, por edhe me gjykatës dhe njerëz të vetingut.
Ai u ka bërë presion për çështje të ndryshme, përfshi kërkesën për të hetuar kreun e opozitës shqiptare. / Syri