Kryemadhi takim me të rinjtë e PL-së: Ndryshimi i madh do të vijë nga forca dhe shpresa e tyre

Kryemadhi takim me të rinjtë e PL-së: Ndryshimi i madh do të

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë e kësaj partie deklaroi se rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit të madh që i nevojitet sot Shqipërisë.

Në këtë kontekst, teksa publikon në rrjetet sociale pamje nga ky takim, Kryemadhi shprehet e bindur se në zgjedhjet vendore të 14 Majit ndryshimi do të vijë nga energjia e pashtershme e studentëve, të cilët do të jenë gjithmonë prioritet për Partinë e Lirisë.

“Sot me studentët e LRI! Rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit të madh që i nevojitet sot Shqipërisë.

Në 14 Maj ndryshimi do të vijë nga energjia e pashtershme e studentëve, të cilët do të jenë gjithmonë prioritet për Partinë e Lirisë. Ndryshim me çdo çmim”, shprehet deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi.

EMISIONET