Ç’po ndodh me urbanët? Eksperti Likaj: Ngjarja e papranueshme dhe e përsëritur, të hetohet kompania. Frenimi është instikt
Ditën e ndjeshme në Unazën e Vogël në zonën e njohur si Tajvani në Tirane, një autobus i linjës urbane përplasi disa makina njëra pas tjetrës duke shkaktur qoftë dëme materiale, por dhe shumë njerëz të lënduar.
Lidhur me këtë ngjarje të përsëritur, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, eksperti në fushën e aksidenteve rrugore Fadil Likaj deklaori se ngjarja e djeshme është e frikshme dhe e papraniueshme që të kemi një aksident të përmasa të tilla.
Dhe kjo, tha ai, është rast i përsëritur, pasi pak kohë më parë pamë se si një autobus i së njëjtës linjë përfundoi në Lanë.
“Është e frikshme dhe e papraniueshme që të kemi një aksident të përmasa të tilla., dhe kjo është rast i përsëritur, pasi pak kohë më parë pamë se si një autobus i së njëjtës linjë p[ërfundoi në Lanë.
Duhen parë këto ngjarje më me detaje. Punëdhënist duhet të marrin masa për të bërë verifikimet shëndetësore për çdo punonjës që ato kanë në organikën e tij. Ato nuk duhet të jenë më shumë se 53 vjeç. Punëdhënësit duhet t’i sigurojnë atyre vizita të herëpashershme shëndetësore.
Po të shikojmë aksidentin nuk ka shofer që të mos e kontaktojë se aty ka një mungesë të funksionimi të sistemit të frenimit. Çdolloj gjendjeje shëndetësore të drejtuesit të mjetit, frenimi është instikt. Nuk dihet dhe nuk mund të shprehemi dot deri tani nëse ka funksionuar apo jo sistemi i frenimit. Por pikëpyetja ime është që kjo ndodh në mjetet e së njëjtës linjë. Kjo është një e vërtetë që neve na shqetëson, ndaj duhen parë më me detaje këto mjete të kësaj kokmpanie”, u shpreh eksperti në fushën e aksidenteve rrugore”, u shpreh Likaj.
Po ashtu, eksperti foli edhe për një domosdoshmëri për ndëshkimin e qytetarëve këmbësorë të cilët u ndërp[resin rrugën makinave në semafore kryesisht.
“Përvoja shqiptare ka dëshmuar se vetëm ndëshkimi i të gjithë fajtorëve mund të shërbejë për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Po ashtu duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë të Policisë Bashkiake dhe asaj të Rrugores, jo vetëm për të shmangur aksidentet, por edhe për të ndëshkuar këdo, dhe pa preferenca”, u shpreh eksperti Fadil Likaj.