Mesazhi i SHBA-BE për “Zgjedhoren”, Boçi: Nuk bëhet fjalë për reformë, por për marrëveshje mes Ramës dhe Bashës

Nënkryetari i demokratëve të grupimit të Rithemelimit Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit mbi reformën zgjedhore, një reformë e nisur kjo nga mazhoranca socialiste dhe demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha.

Nisur nga kjo por edhe nga mesazhet e përcjella nga selitë diplomatike të SHBA-së dhe BE-së në Tiranë për “Ora News”, në një interviustë për “Ora News” Boçi theksoi se nuk bëhet fjalë për reformë zgjedhore, por për një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, marrëveshje që vjen si logjikë e marrëveshjeve të tjera mes tyre dhe kjo kapërcen pikërisht atë që kërkon BE-ja, përfshirjen e të gjithë faktorëve politikë në një reformë që është e rëndësishme për të gjitha partitë politike, sidomos në implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, i cili ka qenë një problem shumë i mrehtë. Pasi shpesh janë kërkuar dhe nuk janë realizuar ato, dhe sidomos vërejtjet e tyre në raport me proceset zgjedhore në Shqipëri.

Përderisa të dyja përfaqësitë diplomatike theksojnë se nuk kanë ndërmjetësuar për një bashkërendim të punëve mes mazhorancës socialiste dhe grupimit Basha, do të thotë që kjo është një iniciativë e tyre dhe kërkesa e përfaqësive diplomatike është e qartë, e prerë dhe në gjuhën e saj që procesi të jetë gjithëpërfshirës.

Në rastin konkret, grupimi “Basha” nuk mund të ketë bashkëkryetar, reforma është partiake, interes i partive politike parlamentare dhe jo parlamentare, pra i partive të mëdha dhe i partive të vogla. Ndaj duhet të përfshihen të gjithë faktorët”, u shpreh ndër të tjera Luçiano Boçi.

luçiano boçi anila zyberaj

EMISIONET