Mediu kërkon votat në Klos për Bedri Hoxhën: Shqipëria e varfër, po shpopullohet

Nga Klosi ku kërkoi votën për zgjedhjet e 14 majit për kandidatin e Koalicionit "Bashkë Fitojmë", Bedri Hoxhën, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu vuri theksin te varfëria dhe shpopullimi i Shqipërisë.

Ndërkohë që kandidati i opozitës, denoncoi aferat e mazhorancës socialiste për blerjen e votës.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u ndal në Klos ku gjatë fjalës së tij vlerësoi kandidatin e koalicioni “Bashkë Fitojmë” Bedri Hoxhën, por nga ana tjetër kërkoi votën për Partine Republikane.

Sipas Mediut një nga plagët më të mëdha sot është jo vetëm varfëria, por shpopullimi i Shqipërisë.

Ndërsa kandidati i opozitës Bedri Hoxha u shpreh se mazhoranca po përdor të gjitha mënyrat e presionit për të blere votat për 14 maj.

fatmir mediu klos mediu bedri hoxha

EMISIONET