"McGonigal", Topi: Pres gjykatën amerikane, nuk po kursejnë Trump e Biden, mendoni se do ruajnë Ramën?
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në "Ora e Betit" tha se çështja "McGonigal" ka marrë më shumë vëmendje sesa duhet në debatin publik.
Vetë ai thotë se preferon që për këtë çështje dhe akuzat ndaj Ramës të presë verdiktin e gjykatës amerikane.
Topi: Është një çështje që politikën dhe opinionin intelektual e ka trazuar në njëfarë mënyrë. Për shumë probleme që ne i kemi këtu prevalon gjykata amerikane. I takon juridiksionit të territorit amerikan dhe unë kam besim te ata.Nëse ata e zbardhin që ka një element do ta thonë. Derisa po e thonë për ish-presidentin Trump apo kanë kontrolluar zyrat dhe banesat e presidentit në detyrë, ju mendoni se do ta ruajnë Ramën po të ketë gjë? I shmangem debatit politik në Shqipëri që nuk më jep asnjë besim dhe kam durimin të pres se çfarë do të thotë gjykata amerikane. Ne nxitohemi. U konsumua shumë si temë, duke u marrë me McGonigal janë lënë shumë gjëra rrugës.

