Arrestimi i bashkëpunëtorëve socialistë, Topi: Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike
Ish-presidenti Bamir Topi deklaron se Rama duhet të kishte marrë përgjegjësi politike për prangosjen e bashkëpunëtorëve të tij socialistë.
Në "Ora e Betit" ai thotë se duhet parë rezultati deri në fund për të dalë në konkluzione.
Topi: Kryeministri në të tilla raste duhet të mbajë përgjegjësi politike. Fakti që kaq njerëz pranë kryeministrit shkojnë në SPAK është pikëpyetje e madhe. Nëse ky rezultat do të jetë i përkohshëm në funksion të zgjedhjeve ka një lexim tjetër. Do presim dhe do shohim. Jo të gjitha gjërat mund të parashikohen dhe paragjykohen.

