Nesër përballja e Ramës me opozitën për McGonigal, Paloka: Nuk do marrim asnjë përgjigje

Kryeministri Edi Rama do të përballet nesër për herë të parë me deputetët e opozitës në Kuvend për çështjen "McGonigal" që pas shpërthimit të skandalit.

Deputeti demokrat Edi Paloka i ftuar në "Ora e Betit" tha se nuk pret asgjë nga mocioni me debat i të enjtes, duke parashtruar dhe skenarin e seancës së nesërme.

Paloka: Asnjë përgjigje nuk do marrim as ne as shqiptarët nesër nga Edi Rama. Nuk e di a do të vijë njëherë, e ka si t'ja japë delli në mëngjes. Por edhe po të vijë nuk do të thotë asgjë më shumë se ka thënë deri tani. Nesër ne do themi akuzat tona, nga pala e tyre do dëgjoni histori Gërdeci dhe 21 Janari. Nuk presim asnjë përgjigje nesër ne. Rama që e ka shtyrë deri sot këtë përballje ka pasur një tjetër hall, dikush e ka porositur, me siguri ndonjë avokat i tij, që të mos reagojë në asnjë mënyrë për këtë çështje. Aty do të rrijë prapë, nuk mund të dalë prej asaj kornize se ka frikë se mund ti përdoren atje ku po zhvillohen dy çështje ndaj McGonigal por ne na intereson njëra, ajo e lidhur me Ramën. Nesër me siguri ne do të na spostojnë në fund për të folur. 750 minuta do të përsërisin të njëjtin refren, do përpiqen të na shmangin ne. Rama duhet të jepte përgjigje për akuzat që ja ka ngritur drejtësia amerikane.

EMISIONET