"McGonigal", deputetët komentojnë mungesën e Ramës në parlament

Nismëtari i interpelancës me kryeministrin Rama, Enkelejd Alibeaj mbërriti në seancë thuajse në përfundim të saj.

Megjithatë fjalën e tij e mbajti jo në foltore, por për mediat.

"Delegimi nuk qëndron sepse interpelanca sipas rregullores kërkohet me kryeministrin, me ministrat sipas fushës së tyre që mbulojnë.  Kjo interpelancë ka një veçanti.Bëhet fjalë për fakte, rrethana ngjarje të krijuara sipas drejtësisë amerikane dhe kanë pjesëmarrës Edi Ramën," tha Alibeaj.

Edhe Monika Kryemadhi nuk ishte prej nisjes së diskutimeve, por për gazetarët u shpreh se Rama nuk mund të delegonte qëndrimin teksa  ftoi SPAK për hetime.

"Nuk shpëton dot Rama. Të jetë non  grata, pro grata, si të dojë, gransupina në Amerikë apo në SPAK do ti vijnë marshallët e prokurorët do ta kapin e ta çojnë atje të përgjigjet," tha ajo.

Për Ballën kaosi bëhet për të hequr vëmendjen nga dosjet e SPAK.

"Këtu bëhet fjalë për ti ikur kush janë temat kryesore të debatit. Opozita ka çështjet e veta, dhe çështja e saj është ti shkojë mbrapa një hetimi në SHBA për një zyrtar të SHBA që gjatë postit të tij dhe pas ka kryer takime në Shqipëri. Për në nuk është kjo çështja. Në politikë secila palë ka axhendën e vet. Këta kanë këtë axhendë, le ti shkojnë mbrapa kësaj çështje".

Në parlament u paralajmërua mungesa e Sali Berishës, i cili është pezulluar 10 ditë nga Kuvendi.

Por masat për të shmangur incidentet ishin marrë herët në mëngjes ku policët i inspektoi kreu i bluve Tonin Vocaj, teksa opozita akuzoi se parlamenti ishte rrethuar me efektivë.

edi rama charles mcgonigal seanca plenare kuvend

EMISIONET