Kush po gënjen? Balla: E kam takuar personalisht McGonigal, por s'mbaj përgjegjësi për hetimet e tij
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët për takimet e zyrtarëve shqiptarë me ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal. Ai u shpreh se edh ai personalisht e ka takuar, por kjo nuk nënkupton që të mbajnë përgjegjësi për hetimet.
"E kam takuar zotin McGonigal në cilësinë e zyrtarit që ka mbajtur jo në cilësinë e ish-it kur ka qenë.
Po ju them se çdo zyrtar shqiptar, kemi qenë ne apo kushdo të kishte qenë dhe do t’i kërkohej një takim nga një drejtues i SHBA, do ta priste në takim. Nuk shoh asnjë kontradiktë me atë që ka thënë zoti Çuçi.
Mund të qëllojë të takojmë një tjetër zyrtar tjetër që vjen në Shqipëri, dhe më pas të rezultojnë të ketë probleme me drejtësinë, do mbaj unë përgjegjësi apo Edi Rama?!
Jeni aq rëndë, ngaqë rrini më shumë me këta… Çuçi nuk ka qenë ministër i Brendshëm bë 2017, ky zotëria ka qenë në Shqipëri në 2017, takimet me ne i ka kërkuar ai.
Jeni zhytur aq thellë… Kryeministri është në detyrë nga mëngjesi në darkë, dhe se kur vjen në parlament e cakton ai”, tha Balla.