Kryemadhi: Rama nuk shpëton dot, do të çohet para drejtësisë
Monika Kryemadhi në një prononcim për media deklaroi jashtë Parlamentit se Rama nuk i shpëton dot gransupirës e se do të dvrgohet shumë shpejt para drejtësisë.
“Sot nuk isha pasive, isha vëzhguese. S’mbaj mend kur është deleguar ndonjë interpelancë, po ne jemi mësuar kur ai delegon firmën, ai as projektin e Durrësit se ka firmosur vetë. Qesharake është se mazhoranca edhe nëse dikur kishin ndopak tru, sot i ka humbur fare.
Rama s’i shpëton dot gransupirës, do i vijnë marshallët e prokurorët do e çojnë para drejtësisë. Tashmë topi është në derën e SPAK.
Sot seanca tregoi që s’ka më demokraci, s’ka institucion dhe as sistem hibrid. Këtu ka diktaturë të injorancës dhe politike. Paratë e shqiptarëve janë paguar për McGonigal. Me paratë që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve për agjentin. Sot tregoi që s’ka parlament, kemi një kryetare që përjashtoi Bardhin se i tha kukull dhe u fye, por ne kur i themi dikujt je e bukur i themi kukull, s’është fyerje," tha ajo.