Mas*akra me 4 të vra*rë në Dobraç, Berisha: Viktima të mafias shtetërore! Rama u prit në Selanik si armik i kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga dritarja e banesës ku qëndron i izoluar në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, deklaroi pasditen e kësaj të diele se kryeministri Edi Rama sot u prit në Selanik me sloganin: “Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon”.

Berisha theksoi se ai udhëton si armik i kombit shqiptar. Ndërkaq Berisha ka komentuar sërish masakrën që sot shënoi dhe viktimën e saj të katërt, që tronditi jo vetëm Shkodrën por gjithë Shqipërinë, duke e cilësuar si një krim të mafias shtetërore.

FJALA E BERISHËS

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, dhe mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që shpërndajnë çdo natë të vërteta tek qytetarët shqiptarë. Të dashur miq!

Mediat njoftuan se sot në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë Bashkim Basha, babai i 3 fëmijëve, bashkëshorti i të ndjerës, Flutura Basha. Viktimë e masakrës së licencuar nga Edi Rama, narkopolicia e tij, për narkobandën, me qëllim që të terrorizoj Shkodrën dhe të grabisë mandatin e tij.

Le të nderojmë ne, me një minutë heshtje viktimat e këtij krimit të mafias shtetërore. I përjetshëm kujtimi i tyre. Zotimi ynë është në dhe vetëm një, mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë. Përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta.

Të dashur miq! Sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’.

Dua të përshëndes këtu në emrin tuaj, ata protestues, djem, vajza, burra e gra, guximtar që ja plasën në fytyre Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e  pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët.

Tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Ndaj dhe protestuesit në Selanik i zunë derën Çubrilloviçit dhe tek hipte në makinë i bërtisnin; Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon.

Miqtë e mi! Edi Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen.

Ai udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj. Edi Rama udhëton si një armik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse ai ka rikthyer në Shqipëri, burgosjet dhe burgjet politike.

Sot ky Pilat, përpiqej të lante duart dhe u thoshte emigrantëve se po të kisha unë pushtet mbi drejtësinë nuk arrestonte njerëz të PS. Mendon ky dritëshkurtër, hipokrit se shqiptarët nuk e dinë se, Enver Hoxha arrestoi njëri pas tjetrit çdo bashkëpunëtor, për çdo dyshim si armik të tij.

Përkundrazi kjo fakton kontrollin e tij të plotë mbi falangat e krimit të prokurorisë speciale, mbi Dumanin, këtë mercenar pa moral, pa ligj, këtë skllav të krimeve të tij dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale.

Edi Rama udhëton i damkosur kudo sepse në këtë vend të bekuar, në këtë vend që po ecte shpejt në rrugën e begatimit, në rrugën e ligjit, ai zgjodhi drogën, zgjodhi krimin, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë për ta rrënuar atë.

Të dashur miq! Sot në frymën e paraardhësit të tij, i cili nga 1944 deri në ditën që vdiq, trillonte e mashtronte për periudhën e qeverisjes së Mbretit Zog, gënjente e trillonte çdo gjë.

Të njëjtën gjë bën sot pasardhësi i Enver Hoxhës, me periudhën e vitit 2005-2013. Por harron se në atë periudhë, pikërisht nga Selanik, Athina, Kreta, Peloponezi erdhën në Shqipër, jo 10 apo 20 mijë, por erdhën 180 mijë emigrantë shqiptarë.

Ata erdhën në Shqipëri jo se nuk kishin ku të shkonin në ndonjë vend tjetër, nga Australia në Kanada, apo në BE, por erdhën në dheun e tyre, sepse Shqipëria vërtetë u krijoi atyre lehtësira, u dha një periudhë 5-vjeçare pa taksa për investime dhe për të rindërtuar jetën e tyre nga e para në vendin e vet.

Kurse sot, shqiptarët, largohen, largohen dhe vetëm largohen nga ky vend, dhe kjo sepse vidhen, vidhen çdo ditë nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Edi Rama kudo që shkon, kudo që udhëton, shkon si armik i egër i shqiptarëve, sepse sot në Shqipëri, 456% e qytetarëve, në këtë vend të bekuar nga Zoti për pasuritë që ka, jetojnë dhe kërcënohen çdo ditë nga varfëria, sepse fondet dhe pasuritë publike vidhen ditë e natë, në çdo kohë, në çdo orë, në çdo javë, muaj, stinë, nga Edi Rama, familja, qeveria dhe administrata, bashkitë e tij.

Edi Rama shkon si një armik sepse, jo vetëm që 46% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri, por 18% e fëmijëve shqiptarët nuk marrin dot më shumë se 1 apo 2 vakte në ditë dhe 52 % e fëmijëve, nuk plotësojnë dot nevojat më elementare.

Kjo sepse Edi Rama me Lubi Ballukun, Erion Veliaj, kriminelë të tjerë hajdutë, ndërtojnë rrugë me çmime 10 herë më të larta se Kroacia. Ndërtojnë shkolla, kopshte me çmime 6-10 herë më të larta se në Europë.

Kjo sepse pasuritë publike, Edi Rama i ndan me qeveritarët, trafikantët, familjarët. 6 milionë metër katror troje turistike i ka pushtuar me trafikantët e tij strategjik dhe qeveritar. 38 mijë katrorë tokë, me firmën e tij, i merren pronarëve dhe i jepen vëllait të tij hajdut.

224 mijë metër katrorë tokë, vidhen në kanionin e Gjipesë, një nga 20 kanionet më të bukura të planetit. Ky është vetëm armik, armik i pangopur me mundin, djersën, pasurinë dhe gjakun e shqiptarëve. Mjafton që ai të pasurohet.

Miqtë e mi! Një fjalë e urtë thotë; kur nuk ke turp, thua çdo gjë dhe bën çdo gjë. Dhe ky është rasti absolut i Edi Ramës. Ju e patë vetë se si e shpërfytyruan në studio televizive në një debat që do të hyjë në histori, kur i vogli, mposht tiranin.

Një debat që do të regjistrohet në analet e debateve, si debati i të gjitha debateve, sepse dy zonja të moshuara e gozhduan tiranin para të gjithë shqiptarëve.

Ia nxorën lakrat dhe shpirtin e tij të zi në shesh. U përpoq ti mashtronte për pensionet dhe i kërkonte pse më rritet buka, çfarë do të bëj unë me 140 mijë lek, si do të ja bëj unë të pres shkurtin për të bërë analizën.

Gjeti Selanikun për ti kthyer përgjigje zonjave të nderuara që do të mbeten në historinë e debateve si yjet e vërteta të debatit televiziv dhe se sipas tij, fajin e ka Fevziu.

Jo more gënjeshtar, o hajdut, fajin e ke ti, o hajdut, fajin e ke ti se vjedh çdo gjë dhe prandaj je i aftë të mashtrosh çdo gjë, të thuash çdo gjë. Ndaj dhe të gozhduan ty, dy zonja që përfaqësuan aty 700 mijë pensionistë shqiptarë, përfaqësuan të gjithë kombin aty, të vërtetat që mbrojtën, kurse ti ngele siç je, e kupton vetë ti.

U përpoq sot në Selanik, të bëjë aty një leksion historie. Përmendi një emër, përmendi atdhetarin e flaktë, tribunin Sali Gjuka. A e dini ju o miq se mbesa e Sali Gjukës e kapi Edi Ramën dhe Linda Ramën me presh në dorë, si hajdut.

I kapi për sarajet dhe pallatin 5-katësh dhe Rama e shkarkoi me urgjencë në aktin e parë. Laj gojën ti Edi Rama kur të përmendësh Sali Gjukën, laje gojën, hajdut.

Përveç mashtrimeve nuk paraqiste gjë. Dëgjoni miqtë e mi, i thuri lavde kopjes së tij në histori, Hasan Pashë Mesaresë, i cili dorëzoi Selanikun për shkak të qypit me flori që mori.

Lexo mor i zi. Por s’të bën përshtypje shitja dhe blerja ty, se shitesh e blihesh me klientin e parë. I thuri himn Hasan Pashë Mesaresë, që dokumentet greke tregojnë sa verdhushka mori dhe sa e blenë. Këto janë standarde morale për ty, ndaj dhe shitja, blerja, pazari është virtyt për ty, nuk është ves. Por është faqe e zezë për njeriun.

EMISIONET