Abdixhiku kundër Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: E konsideroj të panevojshëm dhe përçarës

Abdixhiku kundër Kuvendit të Jashtëzakonshëm të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar përpara Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të votohet për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Abdixhiku ka thënë se ky është Kuvendi i katërt i LDK-së gjatë pesë viteve të udhëheqjes së tij, duke theksuar se në tri raste më parë ka kërkuar vetë besimin e anëtarësisë.

Ai ka vlerësuar se kërkesa për shkarkimin e tij është bërë në mënyrë të njëanshme dhe e ka cilësuar procesin si të dëmshëm për partinë.

“E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë, të pavend. Si proces të njëanshëm e konsideroj të dëmshëm; e konsideroj dhe përçarës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Megjithatë, lideri i LDK-së ka theksuar se e respekton demokracinë dhe do të përballet me këtë proces, pavarësisht qëndrimit të tij për organizimin e Kuvendit.

Ai u ka bërë thirrje delegatëve që të marrin pjesë, duke shprehur bindjen se ky takim mund t’i japë partisë qartësinë që, sipas tij, i ka munguar.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së pritet të mbahet të enjten, më 30 korrik, ku do të vendoset për të ardhmen e udhëheqjes së partisë.

 

 

EMISIONET