Mbi 600 ushtarë amerikanë të pl*gosur në l*ftën me Iranin/ Pentagoni raporton 624 viktima nga fillimi i konfliktit

Të paktën 624 ushtarë amerikanë janë plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Pentagoni.
Nga numri total i të plagosurve, 417 raste lidhen me Operacionin “Epic Fury”, ndërsa 207 me operacione jashtë shtetit, sipas përditësimit të datës 25 korrik.
Pentagoni ka raportuar gjithashtu ndryshime në statistikat e viktimave, duke zhvendosur katër ushtarë të vrarë nga kategoria e Operacionit “Epic Fury” në atë të “Operacioneve jashtë shtetit”. Ky ndryshim ka shkaktuar kritika për mungesë transparence nga disa zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vrarëve në Operacionin “Epic Fury” është ulur nga 18 në 14, ndërsa katër ushtarët e tjerë tani figurojnë në kategorinë e operacioneve jashtë shtetit.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, i ka cilësuar ndryshimet si “ndërprerje të përkohshme të të dhënave”, duke thënë se çështja po korrigjohet në bashkëpunim me strukturat ushtarake.
Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit ka vazhduar pavarësisht përpjekjeve për armëpushim, ndërsa sulme nga të dyja palët janë raportuar edhe pas marrëveshjeve të ndërmjetësuara muajt e fundit.


