Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në SHBA, ndjekin nga afër fushatën presidenciale dhe Kongresin Amerikan në Kaliforni

Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në SHBA, ndjekin nga

Përfaqësuesit e Opozitë deputetët Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu në Kaliforni, për të ndjekur nga afër zgjedhjet presidenciale dhe Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e parë deputetët patën rastin të ndiqnin nga afër fushatën të Kongreswomen Michelle Steel dhe të bisedonin me të, kandidate republikane në Distriktin e Orange County.

Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në SHBA, ndjekin nga

U takuan me Shawn Steel, kryetar i Partisë Republikane për Kaliforninë dhe anëtar i Komitetit Kombëtar i Partisë Republikane, me të cilin diskutuan për ecurinë e zgjedhjeve dhe problematikat e një prej garave më të ngushta e më të shtrenjta në SHBA, që mund të jetë përcaktuese për krijimin e mazhorancës së nevojshme në Kongresin Amerikan.

Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në SHBA, ndjekin nga

Ron Nehring, Drejtor i Programeve Ndërkombëtare të Institutit të Lidershipit; Matt Shupe dhe Steve Garvey dhanë një vështrim të plotë të peizazhit politik, ndërsa Amerika i afrohet gjeneralit kryesor të vitit 2024, garën për e ngushtë ndërmjet Trump dhe Harris për Presidencën, Kongresin e SHBA.

Z.John McKinney, Zëvendës Prokurori i distriktit në Los Anxhelos, dha një panoramë të nivelit të lartë të krimit në LA për shkak të politikave liberalen të majta me drogën dhe vjedhjen e cila ka krijuar një situatë të papranueshme në Kaliforni, ai deklaroi se ndryshimet e mundshme të lidershipit dhe ashpërsimi i ligjeve mund të ndikojnë ndjeshëm sigurinë publike dhe luftën kundër krimit në të gjithë shtetin.

EMISIONET