Libri me barsaleta i Veliajt, “Katër Erionatorët”, kushtuar kolegëve të tij në Kushtetuese

Libri me barsaleta i Veliajt, “Katër Erionatorët”,

Blogeri Olti Curri ka shënjestruar "katërshen fantastike" të Gjykatës Kushtetuese që i shërben kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza të rënda penale Erion Veliaj.

Olti Curri i ka thumbuar duke thënë se Erion Veliaj ka nxjerrë librin e tij të parë me barsaleta mbi drejtësinë me titull Katër Erionatorët, kushtuar kolegëve të tij në Gjykatën Kushtetuese, Sandër Becit, Gent Ibrahimit, Sonila Bejtjas dhe Fiona Papajorgjit.

“Erion Veliaj me rastin e ditëlindjes së shefit të përjetshëm Edi Rama flitet se ka nxjerrë në treg librin e tij të parë me barsaleta mbi drejtesinë " Katër Erionatorët" kushtuar kolegëve të tij në Gjykatën Kushtetuese Sandër Beci, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fiona Papajorgji”, shkruan blogeri Olti Curri.

CNA përmes disa shkrimeve ka treguar se vendimarrja e tyre në disa çështje ka çuar në zgjerimin e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese përtej kufijve të parashikuar nga Kushtetuta, duke e afruar atë me funksionin e një Gjykate Penale fakti.

Libri me barsaleta i Veliajt, “Katër Erionatorët”,

Kjo situatë krijon pasoja të rënda që shkojnë përtej një dosjeje konkrete. Ajo dërgon një sinjal demotivues për gjyqtarët dhe prokurorët që zhvillojnë hetime dhe gjykime komplekse. Kur vendimmarrja e tyre mund të vihet në diskutim jo për shkelje kushtetuese, por për mënyrën se si kanë vlerësuar provat, lind rreziku konkret që kufijtë institucionalë të bëhen të paqartë.

Gjykata Kushtetuese nuk është projektuar për të zëvendësuar GJKKO-në, Apelin apo Gjykatën e Lartë. Në momentin që ajo hyn në vlerësimin e provave dhe të fakteve, minon vetë arkitekturën kushtetuese që duhet të mbrojë.

Katër anëtarët janë shumë të vegjël për të rrezikuar atë investim kolosal që u bë me reformën në drejtësi, por duhet të mbikëqyren dhe analizohen pasi nuk kemi të bëjmë me individë me reputacion të padiskutueshëm, por me individë që pas titullit aksidental “gjyqtar” kërkojnë të fshihen për të mos u gjykuar nga opinioni publik./ CNA

EMISIONET