Qeveria holandeze konfirmon mbështetjen për mbylljen e tre kapitujve negociues të Shqipërisë

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se qeveria holandeze ka konfirmuar mbështetjen për mbylljen e tre kapitujve negociues të Shqipërisë.
MIA thekson se, ky është një hap i ri për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian pasi Holanda ka konfirmuar mbështetjen për mbylljen e tre kapitujve negociues të Shqipërisë me BE-në: Kapitullin 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitullin 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe Kapitullin 30 (Marrëdhëniet me Jashtë).
Vlerësimi zyrtar i qeverisë holandeze konfirmon se Shqipëria ka përmbushur kriteret për këta kapituj, ndërsa në Këshillin e Bashkimit Europian po konsolidohet mbështetja unanime për këtë hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, thekson MIA.
