“Leje për ndërtimin e 17 kullave te “Partizani””, Basha flet për “Ora News”: Drejtësia të veprojë mbi këdo që ka abuzuar

“Leje për ndërtimin e 17 kullave te

Dy ditë ditë më parë Byroja Kombëtare e Hetimit ekzekutoi urdhëarrestin e GJKKO pas kërkesës së SPAK, për arrestimin e Jamarbër Malltezit, si dhe u dha masa për detyrim paraqitjeje për ish-kryeministrin Sali berisha dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Të tre këta persona akuzohen për pastrim parash, korrupsion dhe tjetërsim prone.

Kujtojmë SPAK ka ngritur akuza se privatizimi i klubit Partizani është bërë në mënyrë të dyshimtë, ku ish-kryeministri me anë të presioneve, ndryshimit të neveve dhe ligjeve ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë në dosjen e SPAK, ka arritur të njerrë të tjera detaje mjaft të rëndësishme, siç është ajo e dhënies së lejes së ndërtimit për ngritjen e 17 kullave në Kompleksin Partizani.

Pikërisht në dosjen e bujshme, e cila ka shkaktuar tërmet në politikën shqiptare, rezulton të jetë i përfshirë edhe Lulzim Basha.

Në dosje thuhet se Bashkia e Tiranës nga 2011 deri në korrik 2015 drejtuar nga Lulzim Basha ka pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave, shoqërinë “Homeplan”.

“Leje për ndërtimin e 17 kullave te
Dosja e SPAK

I pyetur nga Ora News për detajet e dosjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku Lulzim Basha në cilësinë e kreut të Bashkisë ka dhënë leje për ndërtimin e 17 objekteve të banimit në atë truall, Basha është përgjigjur përmes zëdhënëses së PD-së.

“Qëndrimi është i qartë: Drejtësia të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e Lulzim Bashës për “Ora News”.

lulzim basha isa myzyraj

EMISIONET