“Vlon gjaku” në selinë blu/ Berisha dhe Bardhi në konferenca urgjente për shtyp. Ambasada e SHBA-së “zbarkon” në SPAK
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar që mbrëmjen e djeshme një deklaratë për shtyp në orën 11:30, ndërkohë që Sali Berisha nga ana e tij njoftoi pak minuta më parë të njëjtën gjë, por me një gjysmë orë diferencë, në orën 12:00.
Tema se për çfarë do të flasë Berisha dihet, hetimi i SPAK ndaj tij dhe dhëndrit, ndërkohë që ngjall interes përmbajtja e deklaratës së Bardhit, i cili gjithashtu do të shprehë qëndrimin e tij mbi këtë hetim të SPAK-ut.
Ndërkaq, teksa Bardhi dhe Berisha bëjnë përgatitjen e fundit të fjalimeve të tyre, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kanë mbërritur përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
“Zbarkimi” i përfaqësuesve amerikanë vjen vetëm pak orë nga seanca gjyqësore ku pritet të komunikohet masa për Jamarbër Malltezin, dhëndrri i Sali Berishës dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të akuzar për procedurat e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.