PËRPLASJE “TITANËSH”/ Gogu, opozitës: “Këtu jemi për të punuar, jo vajtuar!" Berisha: “Ky Biblën e lexon si Manifestin e Marksit!”
Deputeti socialist Toni Gogu thumboi opozitën se po vajton humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Gogu tha se e vetmja vjedhje është ajo e Primareve në PD, dhe se 200 mijë demokratë bojkotuan partinë në zgjedhje.
Kjo solli reagimin e Sali Berishës, i cili replikoi duke thënë se Gogu u ‘nxi’ në fytyrë nga raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.
Pjesë nga diskutimi:
Gogu: "Ndërsa ne diskutojmë projekte konkrete që kemi sot, të marrin në konsideratë se jemi këtu për të punuar e votuar dhe jo për të vajtuar humbjen se shqiptarët e dinë se çfarë u ka ndodhur kolegëve tanë opozitarë. Ka ndodhur një vjedhje, e primareve në partinë e tyre dhe ndëhskimin më të madh e kanë marrë nga demokratët.
Janë 200 mijë demokratë që mungojnë më mbështetjen tuaj ndërkohë që shqiptarë progresistëq që ui janë bashkuar PS vetëm janë shtuar. Sot që flasim vazhdojnë ardhjet e demokratëve që e duan integrimin për t’ju bashkuar forcës që po punon.
Pra nuk është rruga e vajtimit të humbjes, së një force të caktuar politike, të një të ardhme të dikujt, pra është e ardhmja e shqiptarëve dhe e fëmijëve tanë në diskutim dhe dritarja e mundësisë që ne kemi, për këto dy vite nuk do të jetë atje gjithë kohën".
Berisha: "E përsëris atë që i kam thënë parafolësit, se ky Biblën e lexon si Manifestin e Marksit.

Ky njeri që flet këtu, u nxi, u bë sterrë në aulën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për ato që u thanë, qoftë në raport, qoftë në diskutime të deputetëve më kryesorë për farsën elektorale në Shqipëri.
U nxi dhe doli bashkë me atë tjetrin, ishte me Etjen Xhafën, e imagjinoni ju apo jo. Kishte marrë Etjen Xhafën me vete dhe dolën të dy të nxirë. Çfarë tha eurodeputeti Gahler në atë fjalë? Çfarë tha raporti?
Raporti tha se Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje të standardeve. Në Shqipëri zhvillohet farsë elektorale. Se shteti elektoral është vepër... se krimi mori pjesë në zgjedhje.
Pra, në qoftë se u bë një gjykim, kontrolli politik i drejtësisë, aty ishte ky, e keni të shkruar në raport, atë raport që ti e përshëndet për ta fshehur. Se bën një përshëndetje aty për ta fshehur. Nja tre herë të nxori Rama si automat".
VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE


