Koçi i kthehet Berishës në Kuvend: Sali, je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira

Deputeti socialist Petro Koçi iu përgjigj në Kuvend kryedemokratit Sali Berisha i cili i tha se mbeti jashtë Kuvendit dhe listave për shkak të ndërhyrjes së bandave. Koçi tha se Berisha ishte i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Ai përmendi disa raste që sipas Koçit mbështesin këtë "tezë".

"Sali ti je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira sepse je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit në 1996. E ke mbarë mend ç’i ke bërë kreut të PS Librazhd dhe kreut të PS Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale.

E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit? I keni rrahur e nxjerrë nga qendrat e Votimit me bandat që bridhnin në çdo qendër. Banda juaj qëlloi komisionerin e PS Viktor Binaj, u ndaluat vetëm se ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatio Nanon për politikë. Turp të kesh", tha Koçi.

 

EMISIONET