Kuvendi miraton sot Amnistinë, Gogu: 400 të burgosur përfitojnë, asnjë i dënuar për korrupsion

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me procesin e integrimit europian, interpelanca me ministra, si dhe shqyrtimi i një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.

Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin “Për dhënie amnistie”, si dhe dy projektligje për ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të cilët kërkojnë shumicë të cilësuar votash për miratim.

Ppak para nisjes së seancës, Gogu tha se nga kjo amnisti përfitojnë direkt 400 të burgosur, por asnjë i dënuar për korrupsion apo i arrestuar nga SPAK-u.

RENDI I DITËS

Seanca do të nisë me informimin mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, në kuadër të negociatave të anëtarësimit, nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Në vijim, parashikohet interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mbi gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri, e kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës,

Më pas seanca vijon me një interpelancë me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, me kërkesë të deputetit Erion Braçe. lidhur me statusin aktual të procesit të legalizimit të ndërtimeve informale në territorin e Bashkisë Tiranë, në Njësinë Administrative nr. 5.

Rendi i ditës përfshin gjithashtu interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa lidhur me përgatitjet për sezonin turistik.

Rendi i ditës vijon me si dhe seancë pyetje–përgjigje me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri, mbi mungesën e kryerjes së analizave dhe ilaçeve në QSUT.

EMISIONET