Kush drejton koalicionin? KAS: Në fletën e votimit të vendoset emri i Metës, jo i Berishës
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi sot kërkesën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit dhe vendosjen e emrit të tij në fletën e votimit.
KAS ka vendosur që në fletën e vetimit të vendoset emri i Ilir Metës.
"KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës për pasqyrimin e PD-së për shkronjat nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë".