"Në 14 maj ndahemi nga krimi", Berisha në Maliq: Rilindja sekt çnjerëzor dhe antishqiptar
Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që në 14 maj të ndahen nga krimi dhe sekti i Rilindjes. Nga Maliqi ku prezantoi kandidatin për bashkinë e këtij qyteti, Berisha u shpreh i bindur se Partia Socialiste do ti humbë zgjedhjet lokale.
Qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, Sali Berisha e cilëson sekt çnjerëzor dhe antishqiptar.
Nga Maliqi ku prezantoi kandidatin për bashkinë e qytetit, Berisha bëri thirrje që shqiptarët përmes votës në 14 maj të ndahen nga krimi.
"Sekti që ka vjedhur këtë komb më shumë se të gjithë regjimet e tjera të marra së bashku. Janë sekt tani."
Kryeministrin e akuzoi për vjedhje e shpërdorim fondesh, e tha se kjo është arsyeja përse shqiptarët janë të varfër.
"Vetëm vidh në ndërtime, ndaj rrogat nuk rriuten. Për rrugën shpenzohet 8 herë më shumë sesa shpenzohet në BE."
Tha se në zgjedhjet e majit mazhoranca do të dalë e humbur dhe këtë e parandjen edhe vetë Rama.
"U ka çuar haber organizatave të tij se po nuk fituam, se e ndjen që nuk fitojnë, do të ketë zgjedhje në shtator dhe do të ikim nga pushteti. Do të ikni Edi Rama! Parandjenjën e ke reale."
Berisha premtoi se me ardhjen në pushtet pagat e pensionet do të jenë më të lartat në rajon.
Në Maliq koalicioni “Bashkë Fitojmë” përfaqësohet nga mjeku Alfred Gega.