KQZ nuk regjistron PD në zgjedhje, Sefa: Vendimmarrja e Celibashit politike
Përfaqësuesi ligjor i PD zyrtare të Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa, e ka konsideruar politike vendimmarrjen e komisionerit Celibashi për të mos regjistruar këtë parti në zgjedhjet e 14 majit.
Sefa: Në asnjë dispozitë nuk thuhet se kryetari i partisë merr angazhim personal, individual. Ka shtyrë afatet qëllimisht. Kërkesa është depozituar në datë 6 dhe pastaj la një afat 48 orë. Për të ndikuar drejtpërdrejtë në vendimmarrje politike. Në favor të kujt? E di vetë komisioneri. Është produkt i asaj politike që kanë 30 vjet që qeverisin bashkë. Komisioneri i la PD-së 48 orë afat për të plotësuar të metat.
Nuk kishte asnjë problematikë dokumentacioni i PD. Kishte detyrim të mblidhte në seanca publike partitë politike. Ankimi në KAS është depozituar në orën 17:00. Është bërë qëllimisht që komisioneri të dilte me vendimmarrje të cilën nuk e ka bërë. Unë i thashë në mënyrë të përsëritur që kërkesat duhet t’i veçonte. Por bashkoi dy prej tyre në një gjykim. Pala tjetër kishte të drejtë të ankohej në KAS dhe kolegj. Kjo është në dëm të PD. Vendimet e komisionerit janë vendime politike që nuk i shërbejnë procesit.
Në regjistrin e partisë politike, rezulton si kryetar Lulzim Basha sepse ligjërisht nuk depozitohet akti i dorëheqjes por vetëm emërimi i kryetarit të ri. Basha ka dhënë dorëheqjen dhe çdo akt i firmosur prej tij nuk ka efekt ligjor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kryekomisioneri Celibashi dokumentacioni i dorëzuar nga PD-ja me përfaqësues ligjor Indrit Sefën, ka mungesa.
Ai veçoi se deklarata solemne duhet të jetë e firmosur nga vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.