Komisionet hetimore “pajtojnë” PD-në, Tabaku e Kthupi në "Ora News" kundër draftit “Felaj”: Kërkohet kufizimi i të drejtave të opozitës

Projektligji i ri i propozuar nga Ermonela Felaj në emër të PS-së për komisionet hetimore është kundërshtuar nga opozita!

Jorida Tabaku e sheh si një nismë të njëanshme, ndërsa thotë se një projekt i tillë duhet të bëhet me dakordësi.

Të gjitha fraksionet e opozitës shprehen njëzëri se mazhoranca synon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen e komisioneve.

Sipas propozimit të ri, anëtarët e komisionit hetimor mund të kërkojnë që personat që do të thirren për t’i pyetur mund ta japin dëshminë e tyre me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave, ndërsa kjo pikë kundërshtohet nga Tabaku!

Për Juristin e Partisë Demokratiek të kryesuar nga Lulzim Basha, Rezart Kthupi, kjo pikë nuk është aq problematike.

Projekt ligji i ri për ngritjen e komisioneve hetimore është lajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, ndërsa mazhoranca nuk ka pranuar 8 kërkesa të opozitës. Si formë reagimi kundër refuzimeve nga mazhoranca, opozita ka paralizuar jetën parlamentare.

EMISIONET