Klevis Balliu në Uashington: Në fokus të diskutimeve me kongresmenë të ndryshëm ishin lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e dr*gës
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, poston një mesazh nga Uashingtoni ku ndodhet në një vizitë zyrtare
Balliu shprehet se është takuar me disa kongresmenë të ndryshëm.
Ligjvënësi demokrat tha se në qendër të këtyre diskutimeve ka qenë siguria kombëtare dhe lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës.
POSTIMI I PLOTË:
Takime në Capitol Hill me kongresmenë të ndryshëm amerikanë, ku në fokus të diskutimeve ishte siguria kombëtare dhe lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës. Lufta kundër karteleve është e vetmja shpresë për një Shqipëri të zhvilluar.

