Kërpaçi takon Kongresmenin Joe Wilson: Kontrolli i qeverisë sipas modelit të Kongresit të SHBA

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Floida Kërpaçi ndodhet prej ditësh në Uashington të Shteteve të bashkuara të Amerikës ku ka vijuar takimet e saj në Kongresin Amerikan.
Në një njoftim të shkurtër në rrjetet sociale, Kërpaçi bën me dije se ajo ka zhvilluar një takim me kongresmenin e Joe Wilson, një njohës, siç thotë ajo, shumë i mirë i Shqipërisë që ndjek me interes zhvillimet në rajonin tonë.
Po ashtu, Kërpaçi thekson se standardi i Kongresit të SHBA për kontrollin ndaj qeverisjes do të ishte modeli i duhur për t’u zbatuar edhe në Shqipëri, në një kohë kur Parlamenti jonë vepron vetëm në shërbim të interesave të qeverisë, duke e lënë qytetarin të pa mbrojtur.
Në përfundim, Floida Kërpaçi shprehet se për Partinë e Lirisë raporti me SHBA prioritet madhor për demokracinë dhe pluralizmin
“Në Kongresin Amerikan me kongresmenin e mirënjohur Joe Wilson, njohës shumë i mirë i Shqipërisë që ndjek me interes zhvillimet në rajonin tonë.
Standarti i Kongresit të SHBA për kontrollin ndaj qeverisjes do të ishte modeli i duhur për t’u zbatuar në Shqipëri, në një kohë kur Parlamenti jonë vepron vetëm në shërbim të interesave të qeverisë, duke e lënë qytetarin të pa mbrojtur.
Për Partinë e Lirisë raporti me SHBA prioritet madhor për demokracinë dhe pluralizmin”, shprehet në mesazhin e saj nënkryetarja e PL-së, Floida Kërpaçi.


