Kapri: Sulme të sponsorizuara në rrjetet sociale ndaj partisë 'Mundësia, autoritetet dhe SPAK të hetojnë
Erald Kapri, Kandidat i “Mundësia” i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se një sulm në rrjetet sociale nga adresa anonime janë bërë ndaj partisë ‘Mundësia’, ku këto sulme janë të sponsorizuara.
Kapri: Ne shpresojmë që autoritetet përkatëse të merren me këtë çështje.
Pra bëhet fjalë për para të dyshimta të cilat përdoren në rrjetet sociale për të denigruar konkretisht liderin tonë dhe partinë ‘Mundësia’.
Kjo tregon sigurisht që ka një siklet diku.
Urojmë që autoritetet të merren me këtë pjesë.
Sigurisht për ne kjo nënkupton se ata të cilët kanë një financim nga bota e errët e krimit apo edhe korrupsionit janë të gatshëm ti përëdorin ato për të denigruar konkretisht në rastin konkret lëvizjen tonë politike.
Shpresojmë që edhe SPAK të merret me këtë çështje përderisa ajo u bë edhe publike tashmë.
Por nuk janë të vetmet, ka pasur edhe të tjera të cilat janë raportuar.
Në rastin e sulmeve ndaj partisë ‘Mundësia’ është edhe më e rëndë pasi kemi të bëjmë me sponsorizime pra hedhje parash.

