Kaos gjatë seancës/ PS pritet të kërkojë përjashtimin e Berishës, Nokës, Këlliçit e Palokës për 10 ditë

Kaos gjatë seancës/ PS pritet të kërkojë

Partia Socialiste pritet të bëjë këtë pasdite një kërkesë për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Shkak është bërë kaosi dhe ndërpreja e vazhdueshme e fjalës që këta deputetë bënë dje gjatë senacës plenare.

Nëse PS do të depozitojë kërkesën për përjashtimin e 4 deputetëve sot para orës 15:00, kërkesa do të futet në rend dite.

Sekretariati i etikës do të mblidhet sot në orën 15:00 për verifikimin e firmave të 2 deputetëve të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi. Bëhet fjalë për kërkesën e PD për komisionin hetimor pasi në momentin që është depozituar kërkesa 2 deputetët kanë qënë jashtë vendit.

PS ka ngritur pretendimin se firmat janë të falsifikuara.

EMISIONET