Kamerat e krimit, Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias, Kapoministri duhet të ikë!

Kamerat e krimit, Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke marrë shkas nga aksioni i policisë për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme në të gjithë vendin deklaron se qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias.

Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Noka akuzon kryeministrin Edi Rama për këtë situatë kriminale që ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare.

“Kamera të montuara ilegalisht mbi rrugët plot pluhur të Shqipërisë”. Kështu e përshkruan vendin tonë Frankfurter Rundschau, një nga gazetat më të mëdha gjermane. Mafia monitoron rrugët e Shqipërisë, lëvizjet e Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të saj.

Degradimi i shtetit ka arritur në atë pikë saqë klanet mafioze shërbejnë edhe si agjenci e mbikëqyrjes policore. Qeveria i ka dorëzuar çelësat mafias, ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit. Përgjegjësia bie mbi kapoministrin. Duhet të ikë! Të japë dorëheqje për degradimin që i bëri shtetit shqiptar!", shprehet deputeti demokrat.

Kamerat e krimit, Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias,

Flamur Noka e ka përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen për protestë: "Më 11 shkurt, ora 12:00".

EMISIONET