Kafja që 'trazoi' selinë/ Dizdari: E shoh thjesht si një takim idesh, jo grupim të veçuar
E ftuar në “Drejt” në “Ora News”, Fjoralba Dizdari theksoi se takimi që u diskutua gjerësisht në media sipas saj ishte një diskutim mes kolegësh për të përmirësuar angazhimin dhe mbështetjen e PD-së, pa qenë një grupim i veçuar brenda partisë.
"Shoh që media ka qenë shumë e etur për ta argumentuar masivisht këtë.
Mua nuk më duket ndonjë kafe ndryshe nga kafet e zakonshme që ne në PD jemi mësuar që ti bëjmë.
Unë para se të vija këtu isha me disa kolegë, janë kthyer në miq të mi, ku në kafe ne ndajmë ide të ndryshme sesi mund të eci më para një parti politike, PD në këtë rast, ku mund të jetë angazhimi maksimal për secilin nga ne që të japi më të mirën e mundshme.
E shoh si disa njerëz që janë të angazhuar dhe kanë një interes për të maksimizuar mbështetjen që PD-ja ka.
Në këtë prizëm nuk e shoh si diçka negative, pavarësisht se media e ka diskutuar si një grupim veçmas, ata nuk janë një grupim veçmas", u shpreh Dizdari.

