“Kafja politike”, Ramaj: Lëvizje që i jep shpresë qytetarëve që nuk e shohin PD-në në maksimumin e saj
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, avokati Redi Ramaj komentoi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se figura e Sali Berishës mbetet e padepërtueshme në garën e brendshme, ndërsa takimet alternative brenda PD-së po krijojnë hapësirë për zëra të rinj dhe të pakënaqur.
" Është konsoliduar kjo pjesë, që Berisha jo vetëm që nuk e mund njeri me vota brenda PD-së, por as nuk del për ta konkuruar në garë hapur.
Kjo mund të jetë avantazh ose disavantazh, por mbledhja dhe fakti që po diskutojmë një takim të disa individëve të cilët janë votuar dhe përpiqen të shtjellojnë diçka ose një alternativë për të gjetur mënyrën sesi mund të maksimalizohet gjithë problematika e qeverisë besoj se është pozitive brenda PD-së.
Unë e shoh atë kafe si lëvizje që vjen me shpresë apo për shpresën e atyre që nuk e shohin veten maksimalisht të përfaqësuar në këto momente dhe nuk e shohin PD-në në maksimumin e saj", u shpreh Ramaj.

