Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12

Deputeti demokrat Ivi Kaso ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD-së, pas 12 vitesh në këtë detyrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kaso bëri të ditur se vendimi lidhet me angazhimin e tij të plotë në funksionet e deputetit, anëtarit të Kryesisë së PD-së dhe nënkryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të rikadidoj përsëri për të njëjtin pozicion, pasi më duhet të përkushtohem plotësisht në detyrat e deputetit, anëtarit të Kryesisë dhe nën Kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale” shkruan Ivi Kaso në një postim në Facebook.

EMISIONET