Integrimi/ Balla dhe Tabaku raportojnë ecurinë para ambasadorëve të akredituar në Tiranë

Integrimi/ Balla dhe Tabaku raportojnë ecurinë para ambasadorëve

Bashkëkryetarët e Komisionit të posaçëm parlamentar për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku zhvilluan një takim në selinë e Kryesisë së Kuvendit me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në fokus të takimit ishte informimi mbi ndryshimet në ligjin për “Rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla vlerësoi se, “Kuvendi merr një rol edhe më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me fillimin e negociatave”.

“Në këtë perspektivë vijnë edhe ndryshimet në ligjin për rolin e Kuvendit në këtë proces, ku do të propozohet të shtohet si funksion i Komisionit për Çështjet Evropiane (aktualisht Komisioni për Integrimin Evropian) edhe shqyrtimi i pozicioneve negociuese të Qeverisë”, informoi Balla.

Ai  informoi se “qeveria do të paraqesë në Kuvend (KÇE) pozicionin e propozuar negociues, përpara përcaktimit/miratimit të pozicionit negociator për secilin kapitull”.

Sipas Ballës, “Komisioni për Çështjet Evropiane do të japë rekomandime për pozicionet negociatore”. Kjo, sipas tij, është një përfshirje reale e Kuvendit, natyrisht edhe e opozitës, në procesin e negociatave.

“Faleminderit ambasadorëve të nderuar Christiane Hohmann, Elsa Hastad, Reinout Vos, Christian Steiner, Peter Zingraf, Fabrizio Bucci, Konstantina Kamitsi, Peter Japelj, Elisabeth Barsacq, Ivaylo Kirov, Octavian Șerban, Zlatko Kramarić, zv/ambasador Ádám Lovassy për mendimet që ndamë së bashku. Është shumë e rëndësishme mbështetja e Kuvendit me ekspertizë përgjatë këtij procesi”, theksoi Balla.

EMISIONET