Inceneratori i Tiranës, Berisha: Ja si u shkel 3 herë ligji për të vjedhur qytetarët! Pas mbrojtjes së votës, PD hap procesin e analizës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen me kryesinë në selinë blu, është ndalur edhe njëherë tjetër te inceneratori i Tiranës, ku sipas tij hajduti i parë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht është Erion Veliaj.

Në një denoncim nga selia blu, Berisha renditi të gjitha shkeljet ligjore të iniciuara nga Veliaj dhe të miratuara nga kryeministri Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, në kundërshtim me ligjin edhe pse ishin në dijeni se kompania e cila përfitoi bonusin për djegësin e Tiranës nuk ekzistonte, pasi ishin njoftuar me shkrim nga ministrja Ermonela Felaj.

Berisha: Erion Veliaj si kryetar bashkie ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion privat për 30 vite në vend të vazhdimit të praktikës së mëpashme për trajtimin e të plehrave, por sipas ligjit dhe kushtetutës, hajduti i parë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht është Erion Veliaj mbasi kryetarit të Bashkisë së Tiranës, as njeri, asnjë firmë, as edhe kryeministrit nuk mund ti impononte heqjen dorë nga praktika depozitim seleksionim dhe riciklim të mbetjeve dhe zëvendësimin e kësaj praktike me ndërtimin me koncesion të djegësit të Tiranës, apo të ‘djegësit Veliaj’.

Erion Veliaj me firmën e tij në kundërshtim me ligjin, më datë 27 mars 2017 garanton Arben Ahmetaj se Bashkia Tiranë do të përballojë vetë shumën 91 milionë euro për koncesionin e Tiranës që kushtonte 128 milionë euro. Mirëpo ligji e përcakton qartë se çdo qindarkë që lëviz nga buxheti i bashkisë vendimi merret vetëm e vetëm nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga kryetari i bashkisë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur vetëm 7 muaj më vonë nga dita e firmës falso të hajdut Velisë. Klani i plehrave Rama-Agaçi-Veliaj firmosën dhënien e bonusit të kësaj kompanie ndonëse e dinin se kompania ‘Integrated Energy BV SHPK’ nuk ekzistonte sepse për këtë ata ishin njoftuar me shkrim nga ministrja Felaj e cila në relacionin e saj njoftonte se kompania në fjalë nuk ekzistonte.

Por pavarësisht nga këto, në kod ligjor dhe moral Erion Veliaj është është hajduti i parë i djegësit të Tiranës, drejtësia mund të vonojë por kurrë nuk do ta harrojë atë.

Po ashtu, Berisha ka njoftuar se pas mbrojtjes së votës dhe denoncimit të farsës zgjedhore të 14 majit, demokratët hapin procesin e analizës së thellë.

Berisha theksoi se raporti i mbrojtjes së votës është dërguar edhe në institucionet ndërkombëtare, do tu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, të gjithave mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare pasi është raporti i dramës së një kombi  që i kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit.

Sipas kryedemokratit, ky raport fakton se Edi Rama është një armik i egër i opozitës dhe lirisë në vend.

Berisha: Koha është pa ndjenjë pa mëshirë ndaj nuk njeh as halle as vakanca asgjë, ajo ecën ecën dhe vetëm ecën.Ndaj mblidhemi për ti qëndruar asaj në ballë në detyrën tonë. E thirrëm këtë mbledhje për të mbyllur një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme që ne e kemi cilësuar mbrojtjen e votës dhe për të kaluar në një fazë të re të një analize të thellë të plotë dhe gjithanshme të PD-së mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale paraelektorale gjatë procesit zgjedhor.

Dua të falënderoi me mirënjohjen më të thellë kandidatët simpatizantët tanë të cilët u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë në zgjedhjet e kaluara. I siguroi se mundi dhe djersa e tyre ka dhe do të ketë mirënjohjen më të thellë të PD-së.

Nuk është rezultati i punës dhe mundit të tyre pa frut. Atë çka u arrit u arrit për shkak të angazhimit dhe përkushtimit të tyre. Kjo nuk do të thotë se ky angazhim ishte i njëtrajtshëm, kjo nuk do të thotë se nuk pati gabime defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale dhe ndaj ne çelim siparin e një analize të thellë dhe të plotë të një procesi zgjedhor.

Grupi i punës i ngarkuar për hartimin e raportit të procesit zgjedhor me në krye zotin Bylykbashi, zonjën Vokshi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Ervin Minarolli kanë bërë një punë jashtëzakonisht serioze.

Në mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte me dokumenta të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Kjo ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohet çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhjet e lira, çdo demokrati dhe demokrateje që investoi në këtë proces zgjedhor.

Ky raport i cili tashmë është dërguar edhe në institucionet ndërkombëtare, do tu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, të gjithave mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare pasi është raporti i dramës së një kombi  që i kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Është një raport që ka akuzuar një shtet nga baza deri në kreun e tij Edi Ramën që asgjëson kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij.

Është raporti që fakton se si Edi Rama pasi shpalli Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe dokumenta të tjera ndërkombëtare, pasi i ra kryq dhe tha është një kinezëri, pasi u angazhua maksimalisht në farsën më të shëmtuar zgjedhore në historinë e vendit, në garën më të pabarabartë që Shqipëria kishte parë ndonjëherë nga viti 1990 deri sot, Edi Rama një armik i egër i opozitës dhe lirisë, urdhëroi bandat e tij në gjykata e KQZ të mos regjistrojë partinë kryesore opozitare të vendit, të mos regjistrojë kryetarin e zgjedhur me vullnet të lirë koalicionit opozitar, të japë zero financime forcës kryesore politike opozitare dhe ti japë 1 milionë e 200 mijë euro veglës së tij Brava-Alibasha.

EMISIONET