Arrestimi i luftëtarit të UÇK-së, pritet ekstradimi i Dritan Goxhajt drejt Kosovës

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar dje në Tiranë.

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës, e cila bën kështu edhe arrestimin e parë në territorin e Shqipërisë.

Gazetari Edison Vatnikaj ndërsa raportoi detajet e arrestimit dhe akuzave që rëndëojnë mbi Goxhajn, theksoi se tashmë pritet të ekzekutohet dhe ekstradimi i tij drejt Kosovës.

Mbrojtja

Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla, pwr mediat deklaroi dje pas arrestimit, ndërsa tha se në këtë arrestim sheh ‘duar të zgjatura të Serbisë’.

“Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në gijotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe”, tha ai.

Ndërkohë në Prishtinë reagoi dje edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në një reagim në rrjetet sociale, Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së tha se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

“Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike”, ka shkruar Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së.

Ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, Dritan Goxhaj u arrestua dje në Tiranë nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare

EMISIONET