Ibsen Elezi “skanon” PD-në: Kuvendi i 11 Dhjetorit është dëshmi se kush ka mazhorancën, por Berisha është pasiv në betejën për Vulën sepse...

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi nga studioja e lajmeve në “Ora News” u shpreh se Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte një kuvend që përfaqësonte mazhorancën në PD.

“Dhe nëse ti arrin ta prekësh këtë parim dhe vullnet të shumicës, atëherë ke prishur vetë sistemin. Ndaj fdhe Gjyakata e ka të pamundur për ta prekur këtë çështje.

Nga ana tjetër kemi një PD të drejtuar nga Lulzim Basha që ka mbëhstetje të amerikanëve, dhe kjo është arsyeja se pse vendimi për logon dhe vulën e PD-së po zvarritet nga njëra shkallë tek tjetra.

Të dyja palët e PD-së duan ta zvarrisin këtë proces pasi edhe atyre u intereson.

z. Berisha është pasiv në lidhje me këtë çështje, sepse së pari nuk mban përsipër humbjen në zgjedhje, dhe nga ana tjetër janë amerikanët të cilët i thonë që ai s’duhet ta prekë këtë vulë”, u shpreh Elezi.

anila zyberaj ibsen elezi

EMISIONET