Përplasja për Belerin dhe "Detin:, Hasani: Me Greqinë jemi në negociata e bisedime... Pres nga Presidenti i Republikës që...

Ministri për Evropën e Jashtme, Igli Hasani në një konferencë për shtyp, nënvizoi arritjet e diplomacisë shqiptare për 2023 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm. Ai tha se presin lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa i takon negociatave me BE.

“Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri.

Më tej kryediplomati shqiptar u shpreh se në fillim të 2024, vendi ynë pret lajme të mira sa i takon negociatave me Bashkimin Evropian.

“Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024”, pohoi ai.

Pas fjalës së tij, i cili renditi arritjet e vitit që lamë pas dhe prioritetet e vitit që vjen, Hasani u pyet nga gazetarët për marrëdhëniet Tiranë-Athinë dhe çështjen Beleri, e cila si duket mund të mbajë peng integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Hasani thotë mes dy palëve po zhvillohen negociata për të arritur në një zgjidhje. Ndërsa shton se po bëhen përpjekje për t’u futur në 2024-ëm me kapituj të hapur.

Igli Hasani: Ka negociata, ide angazhim nga dy palët për zgjidhje. Po vazhdojmë përpjekje që angazhimi i Shqipërisë në rrugën për BE të jetë i qartë. Prioritetet të jenë të realizuara në mënyrë që në organizimin e konferencës ndërqeveritare të jetë gjithë puna që është bërë deri më tani. Ne të hyjmë në 2024 me kapituj të hapur dhe ide të qarta për rrugëtimin tonë drejt BE.

Në këtë proces na duhet të thellojmë reformat angazhimet dhe të marrim përsipër ato angazhime që vetë kemi marrë përsipër.

I pyetur për çështjen e Detit dhe se sa mund të ndikohet ajo nga situata e krijuar së fundmi mes dy vendeve, Hasani thotë se këto janë histori që do të “jenë të zgjidhura”

Igli Hasani: Janë shumë çështje që është mirë mos t’ja lëmë diplomacisë mikrofonin. Janë histori që do të jenë të zgjidhura. Angazhimi është maksimal por dhe qëndrimet janë të qarta. Greqia është një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Për marrëveshjen e Detit, pres nga Presidenti i Republikës nëse ka nevojë më shumë për informacion.

EMISIONET