Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Vokshi: Krimi po bën ligjin në rrugë dhe në oborret e kopshteve me fëmijë

Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Vokshi: Krimi po bën ligjin

Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka reaguar në rrjetin social Facebook, mbi dhunën makabre të ushtruar mëngjesin e sot, ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. 

Reagimi i plotë

Kur krimi bën ligjin në rrugë, edhe në oborret e kopshteve me fëmijë;

Kur Ministri i Brendshëm, në vend të kriminelëve sulmon e dënon opozitën;

Kur Ministri i Drejtësisë flet si shoqëri civile pa denjuar as të dënojë si institucion dhunën;

Kur Policia nxiton ta quajë “goditje” e jo dhunë;

Kur qytetarët afër ngjarjes bëjnë sehir e s’reagojnë;

PËR TË MBROJTUR FAMILJEN TËNDE!! FËMIJËM TËND!!!

Nesër mund të jetë rradha jonë që krimi i mbrojtur nga pushteti të na godasë me levë në kokë!!

Uroj, shërim sa më të shpejtë avokatit dhe pedagogut të nderuar z. Mëngjezi

EMISIONET