Hoxha: Nuk çani dot asgjëkundi, bëhuni partizanë! Balliu: Jo jo, i patëm 45 vjet dhe vranë gjithë Shqipërinë

Klevis Balliu dhe gazetari Poli Hoxha u përfshinë në debat në studion e emisionit "Drejt" në Rtv Ora lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe situatën në PD.

Hoxha: Këta e kanë debatin kush është shumica e pakicës. Edhe sikur të bëhen bashkë të gjithë këta të opozitës këtë lloj Edi Rame të kalcifikuar në pushtet nuk e mundin dot. Nuk e marrin dot votën anti-Ramë dhe prandaj kanë mbetur në këtë debat. Opozita duhet të frymëzojë popullin. Kushtetuta duhet ndryshuar dhe ligjin për partitë.

Balliu: Edhe unë jam dakord, por se kemi hapur dot diskutimin. Mori kerperatat dhe të hoqi koalicionet. Jemi në një shtet anormal. Nuk ka mbetur kriminel vrasës pa dalë nga burgu.

Hoxha: Ju i thoni regjim, në gjykatë nuk çani dot, në KAS jo, në zgjedhje jo. Dilni nga sistemi, bëhuni partizanë.

Balliu: Jo jo, partizanët i pamë 45 vjet, vranë gjithë Shqipërinë.

EMISIONET