"Fraksion i PS", Balliu: Alibeaj dhe Rama drejt fundit.E patë arrestimin në Bulqizë të atij që thithte kokainë me fshesë korrenti?

Klevis Balliu, shef i Organizimit të PD thotë se grupi i Alibeaj është fraksion i PS. I ftuar në "Drejt" ai thotë se Rithemelimit ju hoq e drejta për të mbajtur logon e PD nga Rama dhe jo Alibeaj.

Balliu komentoi edhe arrestimin e kryebashkiakut socialist në Bulqizë.

Balliu: Ajo pala nuk ka hequr asgjë, e ka hequr Edi Rama. Maliqi është Surreli. Janë një fraksion tjetër i PS, të dy dështakë drejt fundit. Shikoni atë të Bulqizës, ai që e thithte kokainë me fshesë korrenti është arrestuar për një tender 2.3. Agim Kajmaku në burg. Si ka mundësi që këta futen në burg vetëm kur nuk shkojnë mirë me Edi Ramën? Po të marrim këtë me 2.3 mln euro çfarë duhet ti bëjmë Veliaj  që vjedh 80 mijë euro në ditë me incineratorët, ta çojmë në Guantanamo? I pari që nuk shkon mirë me ligjin është Edi Rama që firmos fap fap fap.

EMISIONET