"Herët ose vonë do ta gjej drejtësinë"/ Zbardhet diskutimi mes Fredi Belerit dhe gjyqtarit në seancën e GJKKO
Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marrë vendimin për kryebashkiakun e arrestuar të Himarës Fredi Beleri. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Beleri ka deklaruar se akuza nuk qëndron dhe se Spak duhet të tërheqë dosjen penale.
Beleri: Akuza nuk qëndron dhe SPAK duhet të tërheqë dosjen penale.
Çela: Mos anatemoni gjyqtarët, nuk keni asnjë punë me trupën gjykuese, nëse nuk bie dakord mund të apeloni
Beleri: U përdorën thëniet e një dëshmitari i dënuar për mashtrim. Kjo çështja ka qenë dhe është politike. U shkel prezumimi i pafajësisë. Nuk ka pasur një proces të rregullt gjyqësor. U ndodha para një diskriminimi.
Qëllimi i arrestimit dhe mbajtja në burg, është që Rama të mbajë zgjedhje të reja në Himarë. Herët ose vonë do ta gjej drejtësinë. Gjyqtarë sot duhet t’i thoni jo naciononalizmit të sëmurë.